EKSKLUZIVE! Babai e vëllai vranë vajzën/ Njerka: Burri dhe djali (Shkëlzeni) janë të pastër!

  • 3 years ago
TIRANË- Shtëpia e Faik Bucit është mbyllur "hermetikisht", pas lajmit se ai kishte urdhëruar në 2012 djalin që të vriste të motrën, Eglantina Buci, pasi nuk ishin dakord për bashkëjetesën me një djalë. Në atë shtëpi banon gruaja e dytë e Faikut, Liria e cila në një rrëfim ekskluziv për Report Tv i ka dalë në mbrojtje burrit dhe Shkëlzenit, që e quan "djalin e saj". Për të, Faiku dhe Shkëlzeni janë të pastër teksa thotë se vëmendja që ka marrë ditëve të fundit për këtë lajm makabër i ka përkeqësuar shëndetin mendor.

E fshehur pas derës gri të shtëpisë dy katëshe në Allias ku jetonte me Faikun prej më shumë se 7 viteve, gruaja ka thënë për gazetarin e Report Tv, Merin Maçi se ngjarja për të cilin akuzohet burri i saj është shumë e rëndë, por shton se nuk ka asgjë për të thënë momentalisht.

Nuk kam asgjë për të thënë momentalisht, jam e sëmurë me depresion, po të duash të jap kartelën. Me lini të qetë unë do shkoj te jetoj tek vëllezërit e mi s'keni pune në shtëpinë time. Ngjarja është e rëndë, djalin dhe burrin i kam të pastër", tha njerka e Eglantina Bucit për Report Tv.

Liria është gruaja e dytë e Faik Buci, pas ndarjes së këtij të fundit nga Nafija në vitin 1993, vit i cili ka shënuar edhe pikën e kthesës në këtë familje, ku asgjë nuk ka qenë si më parë. Nafija nuk i ka parë më fëmijët e saj, dy vajzat e dy djemtë që pas ndarjes me Faikut, ndërkohë që dramat në këtë familje nuk kanë pasur të sosur. Një prej djemve të Bucit vdiq nga leucemia, ndërkohë që tjetri, Shkëlzeni së bashku me babanë vrau motrën dhe e groposi në Malin me Gropa. Sëmundja e vëllait ka qenë një argument i përdorur nga Shkëlzeni pse mori përsipër të bëhej vrasës me pagesë pasi donte të siguronte paratë për kurimin e të tij.

Recommended