Pa Gjurmë/ Ekskluzive/Flet babai i të miturës: 8 persona e droguan dhe e përdhunuan vajzën time
  • 4 years ago
Një histori përtej të paimagjinueshmes që nisi si një marrëdhënie dashurie! Kështu ka nisur historia e abuzimit seksual të vajzës, sot 17-vjeçe në Krujë dhe drogimit të saj për 12 ditë rresht! Babai i të miturës, ka rrëfyer në emisionin "Pa Gjurmë në Report Tv", me detaje si vajza u arrit që të binte në duart e grupit të të rinjve, duke u abuzuar seksualisht nga ë persona në një natë dhe më pas shpëtimit të saj nga "kthetrat e tyre". Referuar dëshmisë së tij, e ndërprerë disa herë për disa sekonda, për shkak të lotëve që nuk mund t'i mbante, vajza që në vitin 2016 kishte filluar të konsumonte hashash me moshatarët. Këtu nisën problemet me nënën që sollën më pas largimin nga shtëpia të vajzës, kur ishte ende shumë e vogël. 17-vjeçarja prej 2 muajsh ishte në një lidhje me 32-vjeçarin, Alket Brata (në kërkim) "kokën e grupit" dhe ishte ky që e priti pas largimit nga shtëpia me premtimin se do i ofronte një jetë më të mirë jashtë shtetit, se "do e bënte bosën". "Jeta e mirë" që 32-vjeçari i kishte premtuar nuk kishte asnjë lidhje me atë që vajza mendonte. Brata e mori dhe e dorëzoi te grupi i katër të rinjve, sot në burg, të cilët për 12 rresht e kanë droguar, siç thotë babai "nuk e kanë lënë asnjë minutë të kthjellët" dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të. Gjatë kësaj kohe, babi ishte në burg për "trafik droge".

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Recommended