Shkon në 193 numri i pacientëve që trajtohen me COVID, ndërrojnë jetë 4 persona dhe preken 153

  • 4 years ago
TIRANË- Numri i pacientëve me COVID-19 që po marrin trajtim është rritur duke shënuar 193, ku 13 janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar.153 persona janë prekur me COVID gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 10255 numrin total. Kurse të shëruar janë 130, duke e çuar në total numrin në 6106, ndërsa raste aktive janë 3833.

Sipas Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 847 testime, ku përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike.Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditën e sotme është: 61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë.

Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 12 qytetarë, 5 me pak se ditën e djeshme (17), të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19, por vijojnë të marrin trajtim spitalor nga pasojat e sëmundjes. Katër personat që ndërruan jetë ditën e sotme janë një 64 vjeçar nga Durrësi, dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 81 vjeçar, një 85 vjeçare dhe një 87 vjeçar.

Tirana është qarku më i prekur me 2045 persona aktiv me virusin, ku zonat më të nxehta në kryeqytet janë Astiri, ish-blloku, Komuna Parisit, Lapraka, Kinostudio, Fresku, Kombinati e Paskuqani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, duke theksuar se rikthimi i nxënësve në shkolla dhe i punonjësve në punë me kapacitet të plotë e rrit rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Recommended