Ekspertët: “Seancat përmes internetit, të imponuara”

  • 3 years ago
Parlamenti online nevojë ekstreme në kushte pandemie. Ekspertët thonë se një mënyrë e tillë e punës së ligjvënësit cenon demokracinë, por është e nevojshme për të ruajtur funksionalitetin e tij. Aleksandra Jovevska nga Instituti për Demokraci ?Societas Civilis? thotë se Kuvendi nga distanca tashmë është praktikë në disa vende, por se kjo mënyrë e punës nuk duhet të keqpërdoret. Sipas Jovevskas, shumica parlamentare nuk guxon të ndërhyjë në mënyrën e miratimit të ligjeve, në kurriz të kushteve anti-Covid.

Aleksandra Jovevska, Instituti për demokraci ?Societas Civilis?
?Nëse gjendemi përsëri në izolim total për shkak të pandemisë, kjo mënyrë do të ishte mjeti i vetëm për Kuvend funksional. Patjetër duhet gjetur alternativa që të pamundësohet pengimi i punës së Kuvendit. Mendoj se të gjitha alternativat tjera do të ishin më pak demokratike se kjo. Disa vende të Evropës kanë ulur pragun e shumicë së nevojshme në Kuvend. Kjo do të ishte goditje e drejtpërdrejtë ndaj debatit demokratik në Kuvend?.

Profesori Jusuf Zejneli mendon që Kuvendi duhet t?i përshtatet rregullave të pandemisë dhe se një funksionim i tillë nuk do të ishte i përhershëm. Ai shton se një mënyrë e tillë e punës duhet të vendoset me konsensus të plotë mes partive dhe kryetarit të Kuvendit.

Jusuf Zejneli, Profesor
?Nuk ka cenim të rendit kushtetues dhe juridik të vendit, vetëm se teknikisht ndryshon organizimi Kuvendit. Le të jetë risi. Rëndësi ka që deputetët të jenë argumentues dhe përmbajtjesor në kuadër të debateve që zhvillohen në Kuvend. Debatet janë publike dhe nuk ka nevojë të ndryshohet Rregullorja apo akt tjetër juridik?.

Opozita edhe sot ka kundërshtoi idenë për seanca plenare online. Sipas opozitës, shumica parlamentare po keqpërdor pandeminë për të mos u përballur me shumicën e brishtë. Nga Kuvendi njoftojnë ky propozim mbetet ide derisa nuk ka një konsensus të plotë. Si pasojë e pandemisë, seancat e Kuvendit nuk zhvillohen ne sallën plenare por në sallën e konferencave në të cilën janë përshtatur kushtet për punë. Në këtë sallë u bë konstituimi i Kuvendit dhe u votua Qeveria e re.

Adrian Kerimi

Recommended