'Nuk do të bëj eksperimente me formacionin', Reja dhe Hysaj për ndeshjen me Bjellorusinë

  • 3 years ago
Në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë para ndeshjes, trajneri i Kombëtares Edy Reja thotë se objektivi kundër Bjellorusisë është të fitojmë. Sipas teknikut italian në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve më shumë i druhet gjendjes fizike të lojtarëve, ndërsa shton se përballë do të kenë një ekip kompakt dhe të përgatitur mirë.

Kush luan nesër? Nuk do të bëjmë eksperimente ndeshjen e nesërme. Do të luajnë lojtarët e zakonshëm që ju i njihni. Kemi humbur miqësoret që i kemi programuar në mars dhe qershor. Do të ketë kohë për lojtarët e rinj që t?i provojmë. Formacioni do të jetë ai që ka qenë në ndeshjet e fundit.Shqetësimet- Më shqetëson gjendja fizike e lojtarëve. Jam i kënaqur për mënyrën si e kam gjetur grupin. Ka një armoni të mirë. Shqipëria ka punuar mirë. Kemi disa të rinj që kanë cilësi që mund të vlejnë për të ardhmen. Stërvitja është diçka tjetër, ndeshja është diçka tjetër. Ngelet për t?u parë si do të reagojë skuadra. Jam i kënaqur me atmosferën dhe përkushtimin në stërvitje.

Mungesa e Memushajt- Do të jetë e vështirë pa cilësitë e Memushajt. Mund të provojmë Laçin, por edhe ai ka pasur disa probleme fizike. Nëse nuk do të zgjedhim dot Laçin, do të zgjedhim Abrashin, i cili mund ta bëjë në atë rol.

Recommended