Reagimi për Anti-KÇK: 'Nuk duhen ligje të reja për të goditur krimin e organizuar
  • 4 years ago
TIRANË - Partia Demokratike e quan antikushtetuese paketën 'anti-KÇK' pasi sipas saj dublon kompetencat e SPAK dhe të BKS-së. Në një njoftim zyrtar për mediat, PD thotë se ligji antimafia është efikas në goditjen ndaj krimit të orgnaizuar, nëse ky ligj do të zbatohet - thotë PD-ja. "Shqipëria nuk ka nevojë për ligje të reja për të luftuar krimin e organizuar. Shqipëria ka nevojë për një qeveri dhe një kryeministër që nuk është peng i krimit të organizuar. Partia Demokratike është e vetmja forcë e madhe politike që mund ta sigurojë këtë", thuhet në njofitmin e PD-së.

Reagimi zyrtar i PD-së

Akti normativ i qeverisë për krimin e organizuar është antikushtetues, nuk forcon luftën ndaj tij, ul standardin e goditjes ndaj krimit të organizuar dhe dublon kompetencat e SPAK-ut dhe BKH-së.
Recommended