Shoqata e infermiereve Ne spitalet Covid mungon sherbimi

  • 4 years ago
Mungesa e shërbimit social dhe psikologjik për të prekurit nga Covid ? 19 është sipas Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë shkaku kryesor që po shpie drejt vetëvrasjes pacientët e infektuar. Në një reagim publik ata rendisin po ashtu mjekimin pa protokoll dhe izolimin e pacientit nga familjarët si nxitje të veprimeve ekstreme."Asnjë shërbim psikologu nuk është ofruar në asnjë spital dhe ndaj asnjë pacienti me covid. Jo vetëm kaq, por dhe mungesa e mjekevë të tjerë specialistë si kardiologu, endokrinologu për pacientët me sëmundje shoqëruese është nje faktor tjetër që ndikon?.
Sipas Shoqatës së Infermierëve, rëndësa psikologjike shtohet për pacientët për shkak të mënyrës sesi veprohet me të infektuarit që ndërrojnë jetë.
?Kur një pacient ndërron jetë mbahet në të njejtën dhomë me pacientë të tjerë deri në momentin që meret nga mjekësia ligjore, dhe në këtë situatë një pacient me covid pëson shok psikologjik duke pasur në dhomë një pacient që ka humbur jetën?.
Shoqata e Infermierëve ngre shqetësimin se kujdesi psikologjik mungon edhe ndaj personelit mjekësor, të cilët për shkak të lodhjes, ngarkesës emocionale dhe kushteve të reja të punës që imponon pandemia rrezikojnë të kalojnë gjendje depresive.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended