Report TV -Qytetari 'i ankohet' Këlliçit: Në çadër prej 9 muajsh! S'kam ku të lahem e as të ha..

  • 4 years ago
TIRANË- Partia Demokratike ka zbritur në terren, në zonat e prekura nga tërmeti! Fushë Miloti është ndalesa e tyre e radhës. Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ishte në banesën e shkatërruar të Viktor Gjonit, i cili i tregon problemin e tij se paratë e përfituara nga shteti prej 5 mln lekësh për rikonstruktimin e banesës janë të pamjaftueshme për të.

Ai shprehet se lagështia që mban çadra po i rrezikon jetën gocës së tij, të sëmurë, e cila rrezikon të bëhet azmatike.

?Unë jam Viktor Gjoni. Jam 46 vjeç, jetoj në këtë shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti. Kanë ardhur inxhinierët e kanë klasifikuar DS3, dhe që atë ditë e deri më sot nuk ka pyetur kush as se jam gjallë, as se ha, as se pi, as ku flej, as se ku rri. Unë jam jashtë të gjitha kushteve. As nuk kam ku të lahem, as kam ku të gatuaj as kam ku të ashtu. Bie shi, në shtëpi të vjetër nuk rri dot se bie shiu brenda, gjatë ditës në çadër nuk rrihet sepse është temperaturë e lartë, është temperaturë e lartë. Unë me 5 millionë lekë që kanë klasifikuar këtë banesë, unë me 5 millionë lekë nuk i bëj dot as çatinë. Tani letrat i kanë atje, të marrin masat sepse është duke ardhur dimri. Unë e kam fëmijën e sëmurë, e kam vajzën 15 vjeçe është gati për të kaluar në azmatike. I kam marrë 60 mijë lekë ilaçe dje, ku të flejë e ka nga lagështira që ka pasur që kur ka lindur në shtpinë e vjetër edhe tani edhe 8 muaj në çadër.?

Recommended