PD: Ardi Veliu mashtroi! Gjovalin Loka e mbi 500 ish-sigurimsa të tjerë punojnë në Polici!

  • 4 years ago
TIRANË- Konfirmimin në detyrë të numrit 2 të policisë së Shtetit Gjovalin Loka, edhe pse ka qenë i ish-sigurims, partia Demokratike e quan në shkelje të ligjit të vettingut dhe kriminalizim të policisë.

Ish-deputeti Enkeleid Alibeaj tha se kryepolici Ardi Veliu ka mashtruar duke deklaruar me shkresë zyrtare se nuk ka asnjë anëtar të ish-sigurimit të shtetit në polici.Loka e kaloi vettingun në polici me argumentin se kur ka kryer funksionin në sigurimin e shtetit nuk ka firmosur në asnjë vendim. 

Konfirmimi në detyrë i numrit 2 të Policisë operativit të Sigurimit të Shtetit, Gjovalin Loka, është një shembull flagrant i kriminalizimit të Policisë nën drejtimin e Edi Ramës.  Shkelja e rëndë e ligjit për të mbajtur dhe promovuar në Polici njerëzit e Sigurimit është tregues i shndërrimit të policisë në një organizatë në shërbim të partisë shtet dhe jo të qytetarëve. Me mbajtjen në krye të policisë të Gjovalin Lokës kundër ligjit të vetingut, Policia e Shtetit i është dorëzuar pa kushte organit që mbajti nën terror vendin për 45 vjet. Mënyra armiqësore në sjelljen me qytetarët, metodat që përdor për të shtypur, dhunuar, rrahur, e nëpëkëmbur qytetarët janë tregues i zaptimit të Policisë nga ish sigurimsat.

Numri 2 i Policisë së Shtetit do të duhej të dëbohej nga Policia, së paku për arsyen se ligji i vetingut në polici, shkruan e bardha mbi të zezë, në nenin 38 pika ?g? se qenia ?anëtar i ish-sigurimit të shtetit? përbën kusht skualifikues.

Një fakt i tillë është i dokumentuar zyrtarisht nga Autoriteti i Dosjeve.  Jo vetëm kaq! Numri 2 i Policisë së Shtetit do të duhej të dëbohej edhe për faktin, se e fshehu një fakt të tillë në formularët e vetëdeklarimit.  Neni 62 i ligjit të vetingut në polici përcakton, shprehimisht, se mospasqyrimi i të dhënave përbën në vetvete shkak për shkarkim nga detyra.

Recommended