Report TV -Arrestohet Ilir Berberi i njohur si "Liri i Rushkës" dhe 3 persona të tjerë
  • 3 years ago
Zbardhet dhe arrestohen autorët e sulmit me armë më 1 dhe 8 gusht 2020 në Hotel 'Voloreka' në Tushemisht të Pogradecit. Në pranga ka përfunduar Ilir Berberi, i njohur dhe si "Liri i Rushkës", i cili është dhe organizatori i sulmit me armë ndaj pronarit të këtij hoteli, Jetmir Muçllari. Ilir Berberi u arrestua në një çadër që kishte ngritur enkas për t?u strehuar në pyllin Vërdovë të Pogradecit. 52-vjeçari akuzohet si organizatori i sulmit me armë në Hotel Vloreka dhe është një person me precedent të theksuar kriminal.

Gjatë arrestimit ai kishte me vete një armë zjarri tip pistoletë dhe 59 fishekë që i posedonte pa leje.Report Tv siguron videon e sulmit të 8 gushtit në Hotel Voloreka në Tushemish, ku një nga të arrestuarit ka zbrazur mbi 100 plumba ndaj makinave të parkuara dhe ndaj hotelit. Sulmi ka ndodhur për më shumë se 1 minutë, ku autori, i maskuar, pasi ka qëlluar në drejtim të hotelit, me qetësi i është drejtuar makinave të parkuara. I pashqetësuar, autori ka ecur i qetë përmes parkimit dhe më pas ka hapur zjarr me kallashnikov duke i dëmtuar makinat me radhë. Më pas është larguar duke dalë me vrap nga hoteli në pronësi të Jetmir Muçllarit.
Recommended