Qellohet per vdekje nje 27-vjecar ne Shkoder | Lajme - News

  • 4 years ago
Trupi i pajetë i një 27-vjeçari u gjet mëngjesin e së dielës në fshatin Shkjezë, në Bushat të Shkodrës. Viktima Gjin Boriçi është qëlluar me armë zjarri në kokë nga persona ende të paidentifikuar.
Në vendngjarje policia gjeti katër gëzhoja kallashnikovi, ndërsa trupi i Boriçit qëndronte vetëm pak metra larg një mjeti tip ?BMË? të marrë prej tij me qira ditët e fundit.
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se 27-vjeçari, I cili përdorte 2 identitete Gjin Boriçi dhe Gjin Ndoja, ka pasur precedentë penalë edhe më parë për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Po ashtu familja e tij ka probleme me gjakmarrjen, megjithatë pista kryesore e ekzekutimit të 27-vjeçarit mbetet larja e hesapeve të drogës.
Rreth një kilometër nga vendngjarja, afër Torovicës, policia gjeti një automjet të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autori i krimit. Makina ?Benz? e djegur figuron me targa të denoncuara si të humbura që me 20 Qershor.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended