4 viktima dhe 124 raste te reja me Covid | Lajme-News

  • 4 years ago
Koronavirusi ka regjistruar sërish jetë të humbura në 24 orët e fundit. 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me këtë virus dhe kanë ndërruar jetë pas disa ditësh në reanimacion.

?Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 76 vjeçare nga Shkodra, dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar; një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçar?.

Përhapja e koronavirust vijon në të gjithë vendin. 124 raste të reja janë identifikuar në 24 orët e fundit me anë të testimeve të kryera nga laboratori i Institutit të Shëndetit Publik.

?33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos?.

Disa prej rasteve të reja kanë patur nevojë për trajtim të specializuar mjekësor e për pasojë janë shtruar në spital.

?Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar?.

Që prej fillimit të epidemisë në vendin tonë janë infektuar me Covid-19, 6 151 persona prej të cilëve 3 268 janë shëruar, ndërsa janë ende aktivë dhe po trajtohen nga mjekët e familjes 2 735. Fatkeqësisht, 189 persona nuk e kanë fituar betejën me këtë virus dhe kanë ndërruar jetë.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended