5 viktima dhe 125 raste te reja me Covid | Lajme - News

  • 3 years ago
Pesë pacientë të tjerë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.

?Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me Covid-19 një 74-vjeçare nga Korça, një 78-vjeçar nga Kukësi, një 89-vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 50-vjeçar dhe një 86-vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve?.

Në 24 orët e fundit janë kryer 833 testime dhe janë konfirmuar 125 raste. Tirana kryeson me numrin më të lartë dhe ndiqet nga Durrësi e Elbasani.

?Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon: 46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë?.

43 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6831 që nga fillimi i epidemisë.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 12073 raste. Aktualisht janë aktive 4889 raste.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/