Afro 30% e te prekurve me Covid jane te rinj

  • 4 years ago
Të rinjtë dhe shkujdesja e tyre ka sjellë numër të lartë të infektuarish me Covid. Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini tha se 30 % e të rinjve rezultojnë pozitiv në tamponët e kryer për Covid. ?Grupmosha aktive 45-55 vjeç është e prekur, por grupmosha 25-34 vjeç po mban një peshë të madhe të të gjitha rasteve të konfirmuara pozitiv me Covid. Kjo e reflektuar jo vetëm në rastet e hospitalizuara , por edhe në raste të tjera që janë me simptoma të lehta që ndiqen nga mjekët e familjes dhe për rrjedhojë kjo përqindje mban peshën më të lartë që janë në izolim. Peshë të njëjtë zënë të dyja fashat, ajo 45-54 vjeç dhe grupmosha 25-34, përkatësisht nga 20 % të peshës të të gjithë rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë. Kjo grupmoshë mban dhe peshë të lartë të pozitivitetit gjatë gjithë kësaj periudhe 4 javore?.
Por çfarë ndodhi me Covid gjatë verës, ndërsa specialistët prisnin dobësim të virusit?
?Të gjitha infeksionet e tjera në bazë të survejancës dhe vlerësimit klinik kanë pasur tendencë e një zbehje të prezencës së tyre gjatë muajve të verës, por reagimi atipik i Covid tregoi të kundërtën, i pandikuar nga temperaturat dhe vera, por me një prezencë dhe klinikë të ndjeshme tek grupmoshat. Covid tregoi atipizëm, agresivitet, transmetueshmëri, atëherë kur viruset e tjera respiratorë janë shumë të ulta apo minimale?. Specialistët rekomandojnë zbatimin e masave dhe shmangien e vendeve të populluar nga të rinjtë, të cilët po cilësohen si shpërndarës të virusit në komunitet.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended