Report TV -Zjarri vijon të përfshijë sipërfaqe me pisha në Seman, priten përforcime nga ushtria

  • 4 years ago
Zjarri vazhdon të përfshijë sipërfaqe të tjera të mbjella me pisha dhe shkurre duke e bërë situatën më alarmante në Godull të Semanit. Në vendngjarje kanë ardhur përforcime, ku përveç zjarrfikësve nga Fieri, ndodhen tashmë edhe reparte nga Patosi dhe Albpetroli. Në këto kushte duhet ndërhyrje nga ajri pasi nga toka është e vështirë për shkak të terrenit të papërshtatshëm. Në orët në vazhdim pritet qe në ndihmë të zjarrfikëseve të vijnë forca te ushtrisë.

Recommended