Kurimi me plazme se shpejti edhe ne Shqiperi | Lajme-News

  • 4 years ago
Shumë vende të rajonit po ndjekin kurimin me plazmë për shërimin e personave që janë në gjendje të rëndë nga Covid-19. Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi thotë se shumë shpejt ky kurim do të nisë edhe në Shqipëri.

?Shqipëria është e vonuar, në rajon nuk është se ka filluar në masë. Duhet matur ditri i antikorpeve neutralizuese në fakt. Janë ato antikorpe që luftojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë virusin, gjë që nuk është aq e kollajshme për ta bërë. Në plan është që edhe në Shqipëri të fillojë shumë shpejt. Strukturat pothuajse janë bërë gati?.

Por si kryhet kurimi me plazmë?

?Me antitrupa jo që i prodhon vetë, por që i ka prodhuar një organizëm tjetër, pra i merr të gatshëm. Niveli i antitrupave duhet të jetë i lartë?.

Por jo kushdo mund të dhurojë gjak për kurimin me plazmën. Në rast nevojë do të përzgjidhen vetëm ata persona që kanë krijuar imunitet dhe shumë antitrupa. Plazma është pjesë e gjakut e përbërë nga proteina, ujë, hormone dhe ushqyes.

Pjesa më e lëngshme e gjakut është e përbërë nga antitrupa të formuar tek pacientët pas shërimit nga virusi me efekt neutralizues.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/