2 muaj hetime, vihen ne pranga dy te rinj
  • 4 years ago
Finalizohet operacioni policor i koduar ?Agimi?, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ndërsa sekuestrohen rreth 5.1 kg kanabis, municion luftarak, 1 automjet, 4 aparate celularë dhe një sasi parash.

Sipas informacioneve policore, në pranga kanë rënë 2 shtetas.

?Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një hetimi dymujor, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar ?Agimi?, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: L. M., 30 vjeç, banues në Fier dhe N. M., 31 vjeç, banues në Fier?.

Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e paketuar, e gatshme për t?u hedhur në treg.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një krehër me 6 fishekë, 4 aparate celularë, 1 automjet dhe një sasi parash.

Materialet procedurale do t?i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike? e kryer në bashkëpunim dhe ?Mbajtja pa leje e municionit luftarak?. /tvklan.al SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended