Prefekti Dedja: KRTR ka abuzuar me lejet e dhena per ndertim (17 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Në fund të mandatit, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës e ka lëshuar dorën më shumë seç duhet. Akuzën e bën Prefekti i Tiranës, Taulant Dedja. Ai thotë se KRTR-ja ka dhënë leje që janë në kundërshtim me ligjin. Fundjavën e kaluar në pika të ndryshme të kryeqytetit u shfaqën themele dhe tulla. Çudia këtë radhë ishte se ndërtuesit i kishin letrat në rregull.
"Ne kishim dhe shembullin konkret ditën e dielë ku një territor përpara konviktit të Fakuletit të Mjekësisë është hapur një gropë, një rast skandaloz do t'a quaja. Një leje e dhënë në mënyrë të papërgjegjshme nga KRTR-ja e Tiranës ku me një metër distancë nga konvikti dhe ditën e dielë aty u vendosën 4 çisterna kur ishte ditë pushimi."
Dedja kërkoi ndaj policisë që të gjurmojnë dhe të gjykojnë që për këtë periudhë të jenë disa grupe të caktuara të cilat kanë për detyrë që pasi marrin një njoftim zyrtar nga policia dhe të bëjnë një listë të objekteve që janë të pezulluara ku detyrimisht nuk duhen të vazhdojnë punimet./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended