"BOOM" - Tarraca rrezikon t'i zërë poshte, banorët e ndërtesës në Vlorë pa zgjidhje - 23 korrik 2020
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #boom

Emisioni investigativ ?BOOM? në RTV Ora trajtoi këtë të enjte edhe njëherë denoncimin një çifti të moshuar nga Vllahina, Vlorë të cilën e ka transmetuar disa kohë më parë.

Ata kanë shprehur shqetësimin e tyre për ndërtesën 3 katëshe ku banojnë e cila nuk është e sigurt dhe thonë që kanë frikë se mos u shembet çatia.

Bashkëshorti, Manxhar Kuka i cili nuk ka mundësi për të lëvizur kërkon ndihmën e Bashkisë pasi në çati ka 8 bolierë dhe kërkojnë heqjen e tyre.

Ndërsa bashkëshortja shprehet për emisionin ?BOOM? se ka bërë dy herë kërkesa në institucionet përkatëse. Ajo shprehet se nuk i kanë dhënë ndihmë pasi dëmtimet në banesën e tyre janë shkaktuar nga bolierët që kanë sipër.

?BOOM? shkoi dhe kontaktoi me kryeplakun e Vllahinës i cili është në dijeni të rastit. Ai deklaroi se ata do të zbriten poshtë për 20 ditë dhe u ka lënë një afat.

Më pas gazetarja e ?BOOM? kontaktoi dhe me kryetarin e Njësisë Administrative Vllahinë, Haki Hoxha i cili u shpreh se soleta e ndërtesës në hyrje është e dëmtuar.

Ai thotë se ka njoftuar dhe kryetarin e Bashkisë. Këshilli i Bashkisë mori një vendim, për të zhvendosur banorët.

Por ende pas shumë muajsh të transmetimit të këtij rasti, banorët vijojnë të qëndrojnë sërish në atë ndërtesë e cila rrezikon tu shembet mbi kokë.

Emisioni Boom trajtoi shqetesimin e nje grupi banoreve te nje ndertese disa kateshe ne qytetin e Vlores.

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended