Ditë e Re- Dermatologia Monika Fida: Këto janë oraret që duhet të ekspozoheni në diell gjatë plazhit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Dermatologia e njohur, Monika Fida ka qenë e ftuar në emisionin ?Ditë e Re? në RTV Ora e cila ka treguar si të shmangim infeksionet e lëkurës gjatë verës, si të mbajmë lëkurën tonë të hidratuar dhe si ta mbrojmë nga rrezet e diellit kur shkojmë në plazh.

?Mesazhi që mjekët dermatologët japin në botë dhe në Shqipëri është shumë i qartë, ekspozimi në diell duhet të realizohet i mbrojtur me kremra me faktorë mbrojtës dhe në orët e lejuara, pra në orët ku dielli nuk shfaq rrezikueshmëri të lartë për lëkurën e tyre.

Pas orës 11 e 30 në mënyrë absolute nuk duhet të ekspozohen dhe riekspozimi të fillojë pas orës 4 e 30. Këto janë oraret të cilat mjekët nga e gjithë bota i rekomandojnë.

Për hidratimin e lëkurës gjatë verës është e domosdoshme aplikimi i kremrave me faktorë mbrojtës dhe produkte të çertifikuara që blihen në farmaci.

Të konsumojmë ushqime të freskëta kryesisht fruta dhe zarzavate, të konsumojmë sa më shumë ujë, të aplikojmë kremrat hidratues pas frekuentimit të plazhit. Pas dushit duhet të riaplikojmë kremin hidratues në lëkurë në mënyrë që të mos realizojmë një tharje të lëkurës, të realizojmë një ushqyerje të lëkurës nëpërmjet një produkti post plazhi, pra post ekspozimit në diell?, është shprehur dermatologia.

Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/dermatologia-monika-fida-keto-jane-oraret-qe-duhet-te-ekspozoheni-ne-diell-gjate-plazhit/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended