Basha vazhdon viziten ne Kosove, takohet me Shpend Ahmetin

  • 4 years ago
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me takimet në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kosovë. Këtë të martë, Basha u takua me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Sipas kryedemokratit bashkërendimi mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jetë i plotë në funksion të institucioneve të Republikës së Kosovës.

?Ky është shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana larg protagonizmit të pavend, larg iniciativave të pakonsultuara që kanë sjellë dëme dhe që mund të sigurohen përmes një përqasjeje të tillë si ajo që siguroi shpalljen e pavarësisë, njohjen e Kosovës masivisht nga anëtarët e komunitetit ndërkombëtar dhe përparimin Kosovës drejt integrimit?, tha Basha.

Kreu i PD-së, ka theksuar gjatë takimit me Ahmetin se duhet kohezion mes forcave politike në Kosovë për dialogun me Serbinë. Kryetari i Komunës së Prishtinës, shpend Ahmeti, e falenderoi Bashën për interesin që ka kushtuar ndaj Kosovës.

Gjithashtu edhe ai tha se nevojitet kohezion brenda Kosovës, por edhe një kohezion i forcave politike në të gjithë faktorin shqiptar në këtë periudhë të vështirë të Kosovës.

Kreu i PD-së do të takohet edhe me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Më pas, Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Në vizitën në Kosovë, Basha shoqërohet nga Nënkryetari i PD, Edi Paloka, Besnik Mustafa, ish-Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PDSH dhe Arben Çejku, ish-ambasador dhe drejtues i Qendrës Shqiptare për Mirëqeverisje./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended