Veliaj takon Shpend Ahmetin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja e bashkëpunimit dhe organizimi më i mirë i të gjitha bashkive që drejtohen nga shqiptarët në rajonin e Ballkanit, ishin tema e diskutimit mes kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe homologut të tij në Prishtinë, Shpend Ahmeti. Ata vlerësuan si të domosdoshëm shkëmbimin e eksperiencave dhe ideve për të përmirësuar më tej shërbimet ndaj qytetarëve. Sipas Veliajt, ecuria e mire e shkëmbimit te praktikave kërkon me shume pavarësi nga politika. Pjesë e diskutimeve mes Veliajt dhe Ahmetit ishte edhe organizimi më i mirë dhe funksional i unionit të bashkive shqiptare që pritet të vihen në zbatim, në prag të festës se pavarësisë së Shqipërisë.