Orban takon Salvinin: Të frenojmë refugjatët! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë se emigrantët e paligjshëm në Itali duhet të deportohen në Afrikë, në vend që të dërgohen në vende të tjera në Evropë. Hungaria sipas tij është e gatshme të ndihmojë me procesin.



Orban foli për ketë çështje ne një konference shtypi pas një takimi me Ministrin e Brendshëm italian Matteo Salvini në Milano.



?Ne ramë dakord që emigracioni është çështja më e rëndësishme. U pajtuam po kështu të ndjekim së bashku një agjendë antiemigracion. Hungaria e tregoi se ai mund të frenohet në tokë dhe Italia dëshmoi që mund të ndalohet edhe në det.?



Orban shtoi se migrimi i paligjshëm ishte çështja më e rëndësishme me të cilën ballafaqohet Bashkimi Evropian. Ai nënvizoi se Hungaria "u sulmua" nga Brukseli, sepse vendi kishte treguar se ishte e mundur që migrantët të ndaleshin në tokë, duke iu referuar gardhit të ndërtuar në kufirin e Hungarisë me Serbinë dhe Kroacinë.



Kryeministri hungarez beri të qarte se grupi i Vishegradit, i cili përbëhet nga Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Çekia Republika - dëshiron të ndalë plotësisht migracionin e paligjshëm.



Ndërkohë Ministri i Brendshëm Italian Salvini tha se të dy vendet ishin afër një progresi domethënës.



 ?Jemi afër një moment historik në nivel kontinental. Ky është takimi i parë i cili  do të pasohet dhe me të tjerë për të ndryshuar të ardhmen jo vetëm në Itali dhe në Hungari por në të gjithë Europën.?



Edhe pse vijnë nga fraksione të ndryshme, Salvini nga ?Lega Nord? e ekstremit të djathtë dhe Orbani nga qendra e djathtë, të dy ata kanë vendosur të bashkëpunojnë përpara zgjedhjeve europiane.

Recommended