Kontrollet fiktive për COVID-19, subjektet me shkelje u toleruan! 'Më duhet një tampon urgjent
  • 4 years ago
TIRANE-Report Tv zbardh dosjen e SPAK-ut që çoi në pranga 14 zyrtarë të strukturave shëndetësore, të cilët përfituan nga situata e pandemisë së COVID duke shpërndarë tampone për të përfituar lekë. 14 zyrtarët nuk bënin kontrolle të subjekteve tregtare në lidhje me masat anti-covid si dhe përmes përfitimeve materiale shmangin vendosjen e gjobave apo mospenalizime të ndryshme që lidheshin me respektimin e masave për pandeminë. Për këtë ata ushtronin ndikim tek personat e tjerë dhe falsifikoni dokumente ku gjoja nuk ishin konstatuar shkelje.

Në një bisedë e hetuara Johana Sinani është kontaktuar nga personi nën hetim Niko NIka për ushtrim kontrolli në një biznes ku i është komunikuar gjoba, ndërsa Nika përpiqet që të ushtrojë ndikim të paligjshëm kundrejt përfitimit më qellim mos vendosjen e gjobës. Pas inspektimit Johana thotë se nuk kishte asnjë kusht të respektimit të higjienës, por gjithçka mbyllet me subjektin tregtar përmes "një kafeje".
Recommended