Policia: Ruani femijet nga “Jonathan Galindo” |Lajme-News

  • 4 years ago
Një lojë e rrezikshme që nxit fëmijët drejt vetëvrasjes, po qarkullon në internet.
Loja është e ngjashme me Balenën Blu dhe sipas policisë së shtetit quhet ?Jonathan Galindo? i njohur ndryshe edhe si ?Cursed Goofy?.
Ky është personazhi i përshkruar si një njeri i veshur me një maskë qeni ?Goofy? dhe është i lidhur me sfidën Balena Blu. Personazhi ?Jonathan Galindo? aktualisht është i paidentifikuar, por profili i parë i përdorur për këtë qëllim vjen nga platforma sociale ?TikTok?.
Fatmirësisht deri tani nuk është konstatuar asnjë rast i tillë në vendin tonë dhe njoftimi i policisë ka pasur për qëllim paralajmërimin për prindërit.
Përdorues anonimë në internet, krijojnë profile duke përdorur emrin ?Jonathan Galindo? dhe duke përdorur imazhe të ndryshme të ?Cursed Goofy?, më pas iu dërgojnë mesazhe grave dhe fëmijëve përmes rrjeteve sociale, duke i pyetur nëse dëshirojnë të luajnë një lojë. Nëse personat pranojnë të luajnë, kjo sfidë mund të zgjasë 50 ditë me 50 sfida të ndryshme dhe si përfundim sfida e fundit mund t?i çojë deri në shkaktimin e vetëvrasjes.
Personat më të prekur janë fëmijët e moshave nga 10 deri në 18 vjeç. Sipas ekspertëve të krimit kibernetik, pjesëmarrja në këtë lojë nxit tek fëmijët pagjumësinë dhe mosushqyerjen.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended