Report TV - Shtimi i mushkonjave, dezinfektohet gjatë mbrëmjes plazhi i Spillesë

  • 4 years ago
Duke përfituar edhe nga ikja e pushuesve mbrëmjen e së enjtes autoritet kanë bërë dezinfektimin e plazhit të Spillesë në Kavajë, për shkak të insekteve dhe më konkretisht të mushkonjave. Kjo pasi në këtë zonë së fundmi janë shtuar ndjeshëm mushkonjat.

Për të bërë të mundur këtë janë caktuar disa grupe pune, të cilat për disa çaste kanë bërë mbrëmë dezinfektimin e gjithë vijës së plazhit. Kjo me qëllim që pushuesit të ndjehen sa më mirë dhe mos të kenë të tilla probleme të paktën për disa kohë.