Report TV - Lezhë dallgët përmbytin varkën mbytet gjatë mbrëmjes peshkatari

  • 8 years ago
LEZHE - Një peshkatar është mbytur gjatë mbrëmjes së të enjtes në plazhin e Shëngjinit në Lezhë.

Trupi i pajetë i Mark Ujkës është gjetur mëngjesin e sotëm.

Ende nuk ka të dhëna për rrethanat se si humbi jetën peshkatari por mësohet se ai ka qënë i vetëm duke peshkuar.

Paraprakisht dyshohet se varka është përmbytur për shkak të dallgeve.