360 Gradë - Si tejkalohet vdekja? Jetojmë, apo vdesim përditë nga pak ?! - 16 korrik 2020

  • 4 years ago
?Si tejkalohet vdekja? Jetojmë, apo vdesim përditë nga pak ?!?,- kjo është tema e përzgjedhur për tu diskutuar në studion e 360grade të Artur ZHEJIT, në Rtv Oranews, dhe Youtube.

Është e habitshme se si ne, ?Specia Njerëzore?, i kushtojmë kaq pak vëmendje, në të përditshmen tonë, ?Kryetemës? së luftës apo të ?ndërlidhjes? që jeta jonë tokësore, ka me Vdekjen, e cila duket se mbyll përfundimisht përsiatjet tona?

Ka pa dyshim njerëz, dhe mjerisht këta njerëz janë të shumtë, që shpërfillin mënyrën e tyre se si e jetojnë Jetën dhe shpesh e më shpesh, nuk e mendojnë fare atë, Jetën pra.

A mos vallë jemi të vdekur brenda jetës dhe ngjallemi realisht brenda vdekjes, ashtu sikundër pohojnë shumica e Besimeve të Planetit Tokë?
Jemi njerëz, apo thjesht një sasi energjie që shkon drejt fundit?
Për sa vite është i programuar, që të jetojë njeriu mbi Tokë dhe pse shumica e njerëzve nuk dinë apo nuk duan të meditojnë?

Jemi thjesht ?vdekatarë?, apo jemi pjesë e një Energjie Kozmike, tek e cila kthehemi herët a vonë në një ?gjëndje? tjetër?

Cila është marrëdhënia e vërtetë ndërmjet ?zemrës? dhe ?trurit?, në zgjidhjen apo në mos zgjidhjen e ?ekuacionit?, të së përditëshmes sonë?!
Si duhet ta ushqejmë ?Qelizën? tonë, që është edhe ?tulla? bazike e organizmit tonë, që përcakton atë që jemi në të vërtetë?

Çfarë roli ka ?Drita?, në Universin tonë të vogël dhe në Universin e madh që na rrethon dhe na mbështjell në mënyrë ironike prej miliona vitesh?
A egziston ?lumturia?, apo thjesht hormone i kënaqësisë: ?Seretonina?, që krijon për pak çaste një ?gjëndje? të veçantë dhe thjesht ?Vegimin? e të ndjerit ?Happy??!

Ju ftoj të ndiqni një bashkëbisedim të qetë në dukje por të thellë (të humnershëm për disa dhe të kotë për disa të tjerë), me Mjeshtrin Hetem Ramadani. Vetëm Unë dhe Ai, apo Ramadani dhe Zheji, në një përpjekje shpresëplotë, për t?ju ?Zgjuar?, atë që Indianët e vjetër e quanin Syri i Tretë i Shivas, ose përndryshe ?Syri? që sheh gjithshka në të vërtetë?

I ftuar:

1. Hetem Ramadani

Recommended