Report TV - Ruçi urdhër deputetëve në seancë: Vendosni maskën! Lita: Këta rrinë grumbull në kafe

  • 4 years ago
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u kërkoi deputetëve në sallë në fillim të seancës që të vendosin maskën mbrojtëse. "Ne duhet të jemi të parët për zbatimin e masave dhe nuk ka vend për të neglizhuar ne të parët dhe për të kërkuar nga zgjedhësit se kjo betejë fitohet. Kush është pa maskë në sallë të vendosë maskën, kjo është e para. Këtë e bën e gjithë bota, gjithë protokolli dhe parlamentet e botës. Edhe krerët e shteteve më të fuqishme takohen dhe diskutojnë online" tha ai, teksa dje qeveria e vendosi që të jetë me detyrim në ambientet e mbyllura. Ndërkohë që deputeti Korab Lita u shpreh se "Është e kotë të bëjmë mbledhjet online, kur deputetët po rrinë grumbuj në kafe".