Lene spitalin vellezerit Hasanbelliu (21 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
2 të plagosurit e masakrës së Sanatoriumit Agron dhe Gentian Hasanbelliu kanë lënë sot Spitalin Ushtarak ku po kuroheshin. Pas mjekimeve të marra prej dy ditësh, të dy të shpëtuar mrekullisht nga vdekja, kanë kaluar portën e Spitalit Ushtarak. Të shoqëruar dhe nga shumë të afërm të tyre Gentiani dhe Agroni janë rikthyer në Patos për të marrë pjesë në funeralin e vëllait dhe babait të tyre pasditen e së shtunës ku vetë Gentiani mjekohej prej 10 ditësh pas plumbit të marrë pas vrasësit Noga.
Oficerë të lartë të Komisariatit 1 thanë se dy Hasanbellinjtë u lanë të lirë pasi ishin pyetur më parë nga vetë ata. Tashmë gjithçka është e provuar dhe dy autorët e masakrës po kërkohen nga komisariatet e gjithë vendit. Fotografitë Nogës dhe Julian Xhelos u janë shpërndarë të gjithë postblloqeve dhe kapja e tyre është cilësuar nga policia si më të domosdoshmet./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended