PD: Ndryshimet kushtetuese prishin marreveshjen | Lajme - News

  • 4 years ago
Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se nëpërmjet miratimit të ndryshimeve kushtetuese po prish marrëveshjen e 5 Qershorit të arritur me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar.

Gazmend Bardhi nga selia blu paraqiti një sërë argumentesh juridikë që sipas tij vërtetojnë se Kryeministri gënjen kur deklaron se amendamentet kushtetuese nuk prekin koalicionet parazgjedhore.

?Çfarë bën Edi Rama me ndryshimin kushtetues, të miratuar nga Komisioni i Ligjeve? E zhduk termin koalicione dhe e riformulon nenin 68 të Kushtetutës. Kjo ndërhyrje e njëanshme në Kushtetutë shkel Marrëveshjen e 5 Qershorit?.

Madje numri dy i demokratëve bëri të ditur se drafti i dakordësuar nga palët parashikon se partitë pjesëtare të koalicionit të garojnë me lista shumëemërore të veçanta. Pra, sipas tij marrëveshja, jo vetëm lejon koalicionet parazgjedhore, por u jep mundësinë partive politike brenda një koalicioni të garojnë me lista të veçanta.

?Këto janë faktet që tregojnë se Edi Rama gënjen. I tmerruar nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm, me prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit ai po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë?.

Bardhi theksoi se opozita e bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e përfaqësuesve ndërkombëtar dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të dakordësisë së 5 Qershorit.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended