Ne pritje te miss Shqiperia |Lajme-News

  • 4 years ago
Vetëm 4 ditë e ndajnë garën më të madhe të bukurisë Shqiptare nga finalja e madhe. Pas një turi në zonat e Tiranës dhe Golemit, delegacioni i Miss Shqipëria është stacionuar tashmë në qytetin mikpritës të Lushnjes, aty ku dhe do të përjetojnë emocionet e fundit të kompeticionit.
Shtëpia muze e Kongresit të Lushnjes, që për një natë do të kthehet në një pasarelë të vërtetë ishte pikë ndalimi i parë i 26 vajzave bukuroshe dhe stafit organizues, të cilët u pritën nga kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Fatos Tushe.
Jo vetëm më shumë emocione, por edhe më shumë impenjim. Orët e fundit do t?i shohin konkurrentet më shumë se kurrë në intensitetin e provave, nën udhëheqjen e koreografes Olta Ahmetaj e syve kureshtarë të qytetarëve lushnjarë.
Me një spektakël në kushte të jashtëzakonshme e po aq i jashtëzakonshëm në organizim, as këtë vit Miss Shqipëria nuk do t?i ndahet traditës për të sjellë veç të bukurës, edhe vlerat historiko-kulturore të vendit tonë.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/