Mblidhet urgjent Komisioni i Garancive Statutore të PS - (27 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Mosmarrëveshjet dhe parregullsitë e shfaqura gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Socialist të Beratit, kanë detyruar Komisionin e Garancive Statutore të PS të mblidhet urgjent në selinë qendrore të kësaj partie në Tiranë. Ky komision i cili ka formën e një gjykate brenda partisë, ka thirrur për të dhënë shpjegime për problemet e hasura në komitetet drejtuese socialiste në rrethe, sekretarin organizativ Petro Koçi.

Parregullsi janë vërejtur edhe në mbledhjen e forumeve drejtuese në rrethet Elbasan, Tepelenë e Mat. Për këto probleme kryetari i këtij komisioni statutor Mark Nikolli, ka diskutuar edhe me kryetarin e PS Fatos Nano. Në disa raste mund të kërkohet përsëritja e mbledhjeve, ku janë përcaktuar kandidatët për kryetar të komunave apo bashkive.

Ndërkohë sot në Vlorë, Komiteti Drejtues Socialist, ka zgjedhur tre kandidatë për kryebashkiakë. Niko Dredhën, Niko Veizin e Theodhori Shijan./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended