Zgjedhjet në Maqedoni, Sinani: Në fillim votojnë të prekurit nga koronavirusi

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ditën e nesërme (13 korrik) fillojnë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, një proces ky që do të zgjasë prej 3 ditësh e do të garojnë fort për herë të parë dhe partitë shqiptare.

Gazetari Naim Sinani i ftuar në Ora News u shpreh se për shkak të pandemisë së koronavirusit do të vendoset një rend i ri për votimin ku gjatë ditës së nesërme (13 korrik) do të vijojnë qytetarët e konfirmuar me koronavirus.

Naim Sinani: Për herë të parë do të votojë me maska dhe 3 ditë radhazi. Zgjedhjet do të fillojnë nesër dhe do të zgjasin deri të mërkurën. Nesër votojnë qytetarët e prekur me COVID-19, më 14 votojnë qytetarët me probleme shëndetësore që nuk lidhen me covid-19 dhe sigurisht që më datë 15 do të votojnë pjesa tjetër me të drejtë vote. Shqiptarët ky proces ka rëndësi të dyfishtë. Së pari sepse për herë të parë në këto gara një parti shqiptare, Lëvizja Besa është në koalicion parazgjedhor me Lidhjen Social-Demokrate maqedonase. Kjo është për herë të parë në proces parazgjedhor. Vazhdon të jetë tabu pasi vlen të shihet se cili do të jetë epilogu.

I pyetur nëse një shqiptar mund të bëhet kryeministër, Sinani shprehet se është shumë e vështirë për një parti të vetme shqiptare.


Sinani: Është e mundur pasi çdo qytetar që plotëson kriterin e moshës mund të bëhet kryeministër. Nëse e shihni në bazën e numrave në kuvend, maksimalisht në kuvendin e maqedonisë së veriut ka rreth 30 deputetë shqiptarë. Para se të mbërrinte kushtëzimi atje, Aliahmeti do të duhej të kishte mbledhur rreth vetes edhe parti të tjera politike shqiptare që t?i kishin të paktën këto deputetë shqiptarë pas vetes. Në këto zgjedhje, nuk pritet që fituesi tek shqiptarët të ketë mbi 10 deputetë. E imagjinoni një parti me 10 deputetë të ulet në tryezë dhe të kërkojë pozicionin e kryeministrit.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/zgjedhjet-ne-maqedoni-sinani-ne-fillim-votojne-te-prekurit-nga-koronavirusi/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended