Report TV - Lushnjë, përfshihet nga flakët një punishte e përpunimit të drurit
  • 4 years ago
LUSHNJE- Një punishte e përpunimit të drurit është përfshirë nga flakët në Lushnjë. Zjarri ra rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të diele, ndërsa në vendin e ngjarjes shkuan tre zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin e flakëve.

Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

Në vendin e ngjarjes shkuan edhe forcat e policisë, të cilat po hetojnë për shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Në punishte jane djegur arka druri, të cilat përgatiteshin për ambalazhimin e perimeve.
Recommended