Abuzimet me punet publike, nis kontrolli ne bashki e komuna - (22 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Edhe kur fondet nuk mungojnë është iniciativa dhe dëshira për të realizuar projektet, ajo që ka penguar disa prefektura, për të rregulluar problemet në komunitetin e tyre. Prefekturat e Durrësit, Gjirokastrës, Korçës, Shkodrës dhe Vlorës, janë më të prapambeturat për realizimin total të fondeve të dhëna.

Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Punëve Publike, nis verifikimin dhe kontrollin mbi realizimin e investimeve buxhetore, të bashkive dhe komunave në të gjithë vendin. Ky projekt është një javor dhe synon të evidentoj shkeljet dhe realizimin e planeve të investimit, sipas fondeve të dhëna.

Përmbledhja gjashtë mujore tregon se mjaft nga prefekturat nuk kanë arritur të realizojnë projektet për të cilat kanë marrë dhe fondin nga Ministria e Pushtetit Lokal. Robert Kreçi drejtor i programimit të investimeve thotë:

Robert Kreçi:- ?Me keqardhje mund të them, që në zërin pajisje zyre, rikonstruksione zyre, janë pothuajse të realizuara, ndërsa për rikonstruksione rrugësh dhe urash është shumë mbrapa dhe do të thosha se sikur të ishte po ai kujdes siç vihet re për zyrat e tyre, të ishte dhe për rrugët, gjendja do të ishte shumë më e mirë. Një shkelje skandaloze ishte në datat 12-13 Korrik, kur u shkatërrua përroi i Zaranikës, për të cilin vjet është bërë një investim prej 18 milion lekësh të reja, që u hodhën të gjitha në ujë, nga një papërgjegjshmëri e firmës së ndërtimit, po ashtu edhe nga ana e bashkisë?.

Shtatë grupe pune në 65 prefektura dhe 80 komuna, brenda datës 8 Gusht do të nxjerrin rezultatin konkret./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended