Nga 1 Dhjetori nis vlerësimi i ri i KEMP-it në gjithë Tiranën, Manastirliu: Të shmangim abuzimet
  • 4 years ago
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar pikën e hapur në Dispancerinë e Tiranës, një nga 6 pikat ku janë ngritur komisionet multidisiplinore të vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar duke theksuar se do të ketë transparencë maksimale në përcaktimin e aftësisë për punë, apo siç njihet nga të gjithë si KEMPI, në mënyrë që pagesat e aftësisë së kufizuar të shkojnë për qytetarët që kanë vërtet nevojë.

?Nga data 1 Dhjetor nis një vlerësim i ri i aftësisë së kufizuar në të gjithë qarkun Tiranë, i cili parashikon vlerësimin e gjendjes së personit me aftësi të kufizuar, sipas shkallës së rëndesës, në mënyrë që ai person që është në gjendje më të rëndë të përfitojë më shumë nga pagesa që jep shteti për aftësinë e kufizuar. Në këtë vlerësim të ri, për të shmangur abuzimet dhe për të garantuar transparencë do të vendoset një sistem survejimi me kamera në intervistat e qytetarëve, të cilat do të jenë subjekt montorimi dhe vlerësimi në çdo kohë?, u shpreh Manastirliu gjatë vizitës në pikën e hapur tek Dispanceria. 

Me vlerësimin e ri bio-psiko-social dhe hapjen e 6 komisioneve brenda qendrave shëndetësore, krijohen më shumë lehtësi për qytetarët që grupoheshin në një komision të vetëm.

?Me hapjen e gjashtë pikave, me 6 komisione vlerësimi, kemi reduktuar sorollatjet dhe kemi shkurtuar në maksimum kohën e aplikimeve. Dhe jo vetëm kaq, por me sistemin e ri të vlerësimit evitohet shtrimi i detyruar në spital për të marrë fletët e drejtimit?, - tha Manastirliu.

Duke theksuar se për të garantuar zbatueshmërinë me efektivitet të legjislacionit pasi për hërë të parë janë miratuar metodologji të reja kontrolli, Manastirliu tha se për të garantuar transparencë do të vendoset një sistem survejimi me kamera në intervistat e qytetarëve.

Do të garantohet me sistemin e ri, e drejta e ezaurimit të të gjitha shkallëve të ankimimit, me një komision të vecantë i cili do të mblidhet në kohë reale, për qytetarët që pretendojnë se i është shkelur apo mohuar një e drejtë.

Manastirliu gjatë inspektimit në Dispançerinë në Tiranë përmendi disa nga risitë që reforma e re e aftësisë së kufizuar sjell.
Recommended