Top News - Pandemia dhe gratë/ Anketa: U thellua pabarazia gjinore

  • 4 years ago
Njw anketim i realizuar nga UN Women në Shqipëri, ka nxjerrw nw pah se COVID-19 ka ndikuar në mënyrë shpërpjesëtimore gratë krahasuar me burrat, dhe rrezikon të thellojë pabarazinë gjinore. Ne anketim moren pjese 1300 persona te grupshmoshave te ndryshme te kryer gjatë periudhës 17-26 prill, dhe u mat ndikimi socioekonomik i pandemisë, si dhe mënyrën se si ndikoi në jetesën e grave dhe të burrave në Shqipëri. Sipas Vlerësimit të Shpejtë Gjinor, një në pesë persona kishte vështirësi në aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore, dhe, si gratë, ashtu edhe burrat kanë hasur sfida për gjetjen e mjeteve mjekësore për mbrojtjen personale ndaj COVID-19. Këto sfida u raportuan më shpesh nga gratë me 51% tw tyre krahasuar me 43% e burrave. Lidhur me shëndetin psikologjik dhe mendor, gratë janë prekur më shumë se burrat, 69% përkundrejt 57%, si dhe ekziston një hendek më i madh midis grave të punësuara te moshes 35-44 vjeç, të cilat raportuan se kanë përjetuar shqetësime psikologjike më të mëdha krahasuar me burrat e të njëjtës grupmoshë 72% përkundrejt 58%. Në zonat rurale, hendeku gjinor i ndikimit të pandemisë dhe masave kufizuese në shëndetin mendor ka një diferencë prej 21 pë qind, duke rënduar më tepër për gratë. Gratë që kanë përjetuar ose kanë qenë dëshmitare të dhunës në familje raportuan shqetësime psikologjike më të mëdha. Masat e izolimit për shkak të COVID-19 e kanë rritur barrën e punës së papaguar në familje per te dyja gjinite. Por konfirmohet se gratë kanë marrë përsipër më shumë punë shtëpie dhe përkujdesi për familjen, si dhe një në dy gra raportojnë se kanë kryer të paktën dy veprimtari të punës së papaguar në shtëpi. 46% e grave dhe 67% e burrave raportuan se merrnin më shumë ndihmë nga partneri/partnerja, çka vërteton shpërndarjen e pabarabartë të punës së papaguar. Mbyllja e bizneseve pati një ndikim të drejtpërdrejtë mbi vendet e punës, dhe pothuajse 15% e të anketuarve raportuan se kishin humbur vendin e punës. Pavarësisht statusit të punësimit, gratë janë më të ekspozuara ndaj reduktimit të orëve të punës dhe mundësisë së pakësimit apo humbjes së të ardhurave. Thuajse një në dy (46%) gra të vetëpunësuara, që kanë fëmijë, janë detyruar të shkurtojnë oraret e punës, kryesisht për t?u kujdesur për fëmijët dhe punët e shtëpisë. Vlerësimi i Shpejtë Gjinor konfirmon se si gratë, ashtu edhe burrat kanë pësuar rënie të të ardhurave.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
Fo...