Pandemia shkakton humbje per sektorin energjitik | Lajme - News

  • 4 years ago
Pandemia e Covid-19 ka goditur edhe sektorin energjetik. Në 3 muajt e parë të vitit të ardhurat nga shitja e energjisë u tkurrën me 12 milionë Dollarë krahasuar me një vit më parë, ndërsa shpenzimet u rritën me 1.6 milionë Dollarë.

Në këtë periudhë 3 kompanitë publike të energjisë rezultuan me një humbje në masën e 13 milionë Dollarëve, e cila pritet të thellohet më tej nëse kthimi në normalitet do të zgjatë.

?Situata e krijuar pas gjendjes së emergjencës për fatkeqësinë natyrore të muajve të fundit pritet që të shkaktojë një humbje vetëm për OSHEE në masën 1 miliard Lekë, e cila mund të thellohet nëse periudha e rikthimit në gjendjen normale do të jetë më e gjatë?.

Në vlerësimet e kompanive të sektorit, pritet një reduktim i rënies së prodhimit të enerjgisë, çka do t?i sjellë një faturë shtesë prej 68 milionë Dollarësh Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë.

Kjo ka detyruar Ministrinë e Financave që të kërkojë ulje të planit të investimeve dhe reduktim të kostove operative për këtë ndërmarrje.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended