Matje e temperatures ne distance ne Portin e Durresit | Lajme - News

  • 4 years ago
Në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit ka nisur implementimi i një sistemi të ri nëpërmjet të cilit do të mundësohet matja e temperaturës në distancë për udhëtarët.

Masat shtesë vijnë pas vendimit për të lejuar lëvizjen e qytetarëve nëpërmjet linjave detare.

?Kemi patur investime brenda në terminal, kamerat termike, kamerat dixhitale në distancë të cilat monitorohen nga mjekët e portit dhe nga mjekët e terminalit. Këto kamera e përforcojnë monitorimin shëndetësor. Me këto masa do jemi në gatishmëri të plotë për sezonin?, thotë drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit.

Autoritetet portuale kanë bërë edhe një bilanc të 6 muajve të parë të vitit. Pas rënies drastike të lëvizjes së udhëtarëve gjatë izolimit, shihet se nuk ka pësuar ndryshim qarkullimi i mallrave.

?Nëse do shohim totalitetin e volumeve të përpunuara, në këtë 6-mujor të parë të vitit 2020 shohim një trend që është i krahasueshëm me vitin e kaluar. Kemi një qëndrueshmëri të përpunimeve tregtare, ky është lajm i mirë pasi po jetësohen e parashikojmë përmirësim?.

Në 6 muaj afro 120 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar tragetet e linjave nga porti i Durrësit, 130 mijë udhëtarë më pak se në periudhën Janar-Qershor të një viti më parë. Këto janë shifrat më të ulëta që prej liberalizimit të vizave.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended