Report TV - Këmbësori përplaset për vdekje në Fier, policia shoqëron drejtuesin e mjetit
  • 4 years ago
Një këmbësor është aksidentuar për vdekje në afërsi të fshatit Zhupan në Fier. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (5 korrik), ku rreth orës 22:00  një mjet tip 'Fiat' që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, përplasi shtetasin P. M., 64 vjeç.

Si pasojë e përplasjes këmbësori ndërroi jetë, ndërsa u shoqërua  në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Recommended