Report TV -Nesër me urban në Tiranë, gjobiten pasagjerët pa maskë,shpërndarja e aboneve nis në gusht
  • 4 years ago
Ditën e hënë, 6 korrik, pas 4 muajsh të mbyllura do të nisë transporti publik në Tiranë. Nga e hëna ora 5 e mëngjesit rikthehen autobusët urban, ndërsa qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm për të përdorur maskën pasi në të kundërt kontrollet e policisë bashkiake do t'i penalizojnë. Bashkia e Tiranës njoftoi ditën e djeshme se u ra dakord me shoqatat e transportit publik për nisjen e këtij shërbimi pas marrëveshjes së arritur mes tyre me ndryshimin e protokollit të sigurisë, ku mosrespektimi i distancës dhe mosmbajtja e maskës do të jetë përgjegjësi personale e do të gjobiten pasagjerët dhe jo më fatorinot e shoferët.
Recommended