'Datë antikushtetuese dhe kriminale', Vokshi reagon ashpër për zgjedhjet në universitete

  • 4 years ago
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar ashpër lidhur me datën e zgjedhjeve të caktuara për universitetet ditën e djeshme nga Ministria e Arsimit, që vendosi datën 30 korrik.

Kjo datë, në kushte pandemie, sipas Vokshit është antikushtetuese dhe kriminale, pasi rrezikon jetën e studentëve që do votojnë. Ajo thotë se një votim në kushte të tilla i shkon për shtat vetëm qeverisë, e cila kërkon të vendosë në krye të univesiteteve të besuarit e tyre. Ndër të tjera Vokshi thotë se në këtë mënyrë i hiqet e drejta e votimit 75% të studentëve.

Zgjedhjet universitare janë ngjarja me domethënëse për demokracinë e universiteteve, por qeveria e Edi Ramës synon t?i shndërrojë ato në zgjedhje moniste për të emëruar më të besuarit në krye të fakulteteve dhe universiteteve, veçanërisht në Tiranë.

Këtij qëllimi kriminal i shërben edhe vendimi më i fundit i Ministrisë së Arsimit, që ka caktuar datën 30 Korrik për zgjedhjet në univeristete. Nga pikëpamja ligjore, vendimi i qeverisë ?Rama? është antikushtetues. Nga pikëpamja njerëzore, është kriminal. Ai vë në rrezik shëndetin e studentëve dhe pedagogëve, të cilët i thërret në një proces zgjedhor, në një kohë kur numrat e të prekurve nga COVID dhe vatrat e infeksionit po rriten çdo ditë.

Recommended