Murrizi: Po përpiqem të bëj në Kuvend shumë budallenj si puna ime, Inshallah i çmend të gjithë
  • 4 years ago
"Do diskutohet në fillim Kushtetuta, se kjo prevalon pastaj do shikojmë Kodin, pra asnjë draft që flasin këta sikur i kanë të gjithë në dorë, asgjë nuk kanë në dorë, do të jenë pas kësaj tonës. Pra pa marr fund do të kalojnë apo jo ndryshimet Kushtetuese nuk mundet të merren me Kodin se është më i vogël se Kushtetuta. Nëse ndryshon Kushtetuta disa pika të atij drafti bien automatikisht. Nëse kalojnë ndryshimet që ne kemi propozuar do të bëhet Kodi. Nëse PS pranon propozimin tonë që të hapen listat, do diskutohet pragu, atëherë të gjitha ndryshimet që do të bëhen në Kodin Zgjedhor në përputhje me Kushtetutën e re unë do ta votoj me qejf. Jam një faktor që e kam në dorë dhe votë dhe po përpiqem çdo ditë që të bëjë shumë budallenj si puna ime dhe Inshallah po e çmend gjithë parlamentin, që të thonë "nuk pyesim ju se çfarë firmosni jashtë këtij institucioni", tha Murrizi.
Recommended