UNICEF: Presim vendimin e drejtesise per vrasjen e Erietes - (3 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Asnjë koment rreth akuzave ndaj UNICEF. Pas akuzave në shtyp nga i shoqi i Erieta Avdylit, Dritani, se UNICEF-i ishte i lidhur në punë dhe kontrata të zeza me një firmë të huaj dhe se të përfshirë ishin dhe ish-gruaja e tij Erieta me të dashurin e saj, sot zyrtarë të institucionit ndërkombëtar nuk kanë dashur të bëjnë asnjë koment.

Nëpërmjet zëdhënëses së shtypit, UNICEF njoftohet të thotë:

Zëdhënësja e UNICEF:- ?Qëndrimi i UNICEF-it, për çështjen Erieta ngelet i njëjtë. Vazhdojmë t?i mbesim konfident, lokaleve autoritare, qeveritare në Shqipëri, për të zbardhur sa më shpejt çështjen rreth vrasjes së Erietës. Ky është pozicioni i UNICEF-it?.

Gazetari:- Po nëse akuzuesi është vetë ish-bashkëshorti i Erietës, Dritan Avdyli?

Zëdhënësja e UNICEF:- ?Në këtë pikë prapë ne presim fjalën e drejtësisë shqiptare, presim që drejtësia shqiptare të hedhi dritë mbi vrasjen, akuza të tjera në nuk marrim përsipër t?i përgjigjemi për momentin?.

Kjo është zyra në të cilën Erieta Avdyli ka punuar deri ditën e zhdukjes së saj, në Mars të këtij viti.

?Erieta ka pasur një të dashur dhe ai është vrasësi i saj? është shprehur së fundmi burri i saj Dritan Avdyli, tashmë i arrestuar në burgun 313. Ndërkohë që kryehetuesi Agim Tirana, thotë se, ?ai person nuk është i akuzuar për vrasjen e Erieta Avdylit?.

Ndërkohë që këtë të enjte pritet ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Tiranës, që dy fëmijët e çiftit Avdyli të jetojnë në dy shtëpitë e të dy gjyshërve./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended