Shtohen pistat e hetimit per vrasjen e Hysenbelliut (16 Maj 2000)

  • 4 years ago
Ngushtohet rrethi për ekzekutorin e vrasjes së 41 vjeçarit Agim Hysenbelliut në Vlorë, njeriut të njohur si flamurmbajtësi Partisë Demokratike gjatë mitingut të Sali Berishës të Dielën në sheshin e Flamurit. Sipas burimeve të Ministrisë së Rendit dhe Policisë së Vlorës, grupi hetimor i kësaj çeshtje ka punuar sot në dy drejtime. Një pjesë është marrë me vendin e ngjarjes dhe kryerjen matjeve në terren ndërsa grupi tjetër ka marrë në pyetje personin e fundit që ka qënë i shoqëruar Hysenbelliu para ekzekutimit të tij me plumb pas koke pasditen e së Dielës.
Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Vlorës kanë shkuar sot agjentët e policisë të cilët kanë parë dhe një herë ngjarjet për të fiksuar provat në dosjen hetimore me të gjitha hollësitë e mundshme që lidhen me vrasjen e njeriut me flamur në Monumentin e Pavarësisë. Ndërkohë që në komisariat janë shoqëruar dhe pyetur shumë persona ndërsa rrethi u ngushtua deri tek njeriu që është shoqëruar me Hysenbelliun para se ai të rrëmbehej dhe më pas të ekzekutohej.
Sipas policisë i dyshuari kryesor është Argent Grabova, qytetar vlonjat i shoqëruar nga dy femra në një lokal pranë gjirit të Vlorës. Policia dyshon se Grabova është larguar me Hysenbelliun në drejtim të Qafës së Llogarasë ku ky i fundit është gjetur i vrarë. Megjithatë Policia e Vlorës nuk ka vënë ende gisht mbi një person për ta akzuar atë zyrtarisht si ekzekutori i Hysenbelliut.

Gazetar: Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended