Arrestohet personi qe shkaktoi aksidentin me ministrin Hajdaraga - (3 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

38-vjeçari nga Burreli, Niko Markaj me banim në Tiranë, drejtuesi i automjetit që u përplas me makinën qeveritare të Ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, u arrestua nga policia ditën e djeshme. Teksa po udhëtonte pasditen e së shtunës me makinën e tij, tip Benz, u përplas me makinën e Ministrit të Mbrojtjes, për shkak të parakalimit të gabuar, ku si pasojë u plagos ministri Hajdaraga, shoqëruesi i tij dhe një person tjetër që ndodhej brenda makinës së tij.

Kthesat e kodrës së Arapajt, janë kthyer përsëri në skena aksidentesh automobilistike. Pa kaluar ende 24 orë nga aksidenti që pësoi pasditen e së shtunës Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, në të njëjtën kthesë është rregjistruar dhe një tjetër përplasje. Këtë radhë ka qenë makina e Fatos Omerit, i cili ka dalë nga rruga dhe është përplasur me furgonin që vinte përballë tij.

Shoferi i automjetit tip Golf, Fatos Omeri, së bashku me katër persona ka përfunduar në Spitalin Ushtrak. Dinamika e veprimit ka qenë e njëjtë, parakalim me shpejtësi dhe mos respektim i normave të kodit rrugor./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended