Ndertimet pa leje dhe gjobat qe do te paguhen ne raste shkeljeje (7 korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Urbanistikën e kryeqytetit e kanë dëmtuar si ndërtimet pa leje, ashtu dhe ato me leje. Për këtë arsye, Prefekti i Tiranës Taulant Dedja, i kërkoi Kontrollit të Shtetit dhe Drejtorisë së Urbanistikës të kontrollojë të gjitha llojet e ndërtimeve në Tiranë. Dedja ka vërejtur se dhe ndërtimet me leje kanë probleme. Për shembull, një pronar ka marrë leje për të ndërtuar 5 kate, dhe ka bërë 7. Sipas burimeve të Prefekturës, kontrolli do të fillojë me shtesat e kateve dhe me zgjerimin e pallateve. Për këtë, prefekti shpjegon:
"Ka mjaft raste kur një objekt është shqyrtuar njëherë në Këshillin e Rregullim Territorit dhe ka marrë një leje ndërtimi për një numër të caktuar katesh dhe trajtohet përsëri nga po ky këshill me të njëjtat argumente që është saktësuar leja e parë, miratohet një e re me numër të rritur katesh, gjë që bën të ligjshëm një veprim të paligjshëm."
Sipas prefektit, shkeljet do të konsiderohen nga vajtja administrative dhe do të bllokohen me gjobë të majme. Vlera e gjobës do të shkojë aq sa ka kushtuar dhe ndërtimi. Në rast se do të vendoset që objekti të prishet, shpenzimet e shkatërrimit do t'i paguajë përsëri pronari./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/