Arrestohet personi qe urdheroi rrembimin e Jan Prenges |Lajme-News

  • 4 years ago
Ky është Martin (Gentian) Bleta, personi që dyshohet se porositi rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në Kamëz. Ai është arrestuar në Poloni pasi autoritetet vendase konfirmuan se ai ishte i kërkuar nga drejtësia shqiptare me akuzën e vrasjes. Interpol Tirana tha për Televizionin Klan se ka nisur të dhëna shtesë për Bletën, duke përfshirë edhe shenjat e gishtave për të vërtetuar identitetin e tij të saktë. Martin Bleta së bashku me Gentian Doçin dyshohet se dhanë urdhrin për rrëmbimin e 49-vjeçarit Jan Prenga.

Policia ka shoqëruar edhe kreun e pajtimit të gjaqeve Nikollë Shullani për shkak të përfshirjes së djalit të tij në trafikun e kokainës. Shullani është pyetur nëse e di vendndodhjen e trupit të viktimës.

Sipas hetimeve, shkak për pengmarrjen është bërë një ngarkesë kokaine që ishte grabitur nga vëllai i Jan Prengës në Angli, Astriti dhe nuk ishte dorëzuar tek personat që e kishin porositur.

Hetuesit kanë arritur në përfundimin se Jan Prenga që u rrëmbye pranë banesës së tij në Kamëz, më 17 Janar të këtij viti, u çua në kompleksin ?Golden? në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit. Sipas fotove nga kamerat e sigurisë, Prenga mendohet se u dhunua derisa humbi jetën. Asgjësimi i trupit dyshohet se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit.

Për ngjarjen janë arrestuar Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj. Sipas hetuesve, familja Prenga zhvilloi edhe negociatat me rrëmbyesit dhe një pjesë e kokainës u dorëzua, por ndërkohë Jan Prenga kishte humbur jetën.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended