Feruni:Nëse pritet pylli në Laknas, banorët janë të mbaruar, duan të instalojnë një industri ndotëse

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
I ftuar në RTV Ora, ambientalisti Lavdosh Feruni u shpreh se në Laknas po kërcënohet prerja e pyllit për të ndërtuar një thertore.

Ai tha se banorët e aty pranë janë të mbaruar nëse pylli pritet dhe instalohet një industri tjetër ndotëse.

Lavdosh Feruni: Në Laknas ka shumë probleme. Aty është një pyll i vjetër i ruajtur nga banorët. Ata banorët që aty pranë nuk mund të jetojnë pa atë pyll. Pranë është edhe lumi i Tiranës që është ndër lumenjtë më të ndotur. Këta banorë janë të mbaruar nëse pylli pritet dhe instalohet një industri tjetër ndotëse.

Vendimi i gjykatës thotë që ndalohen punimet në Laknas. Tani cështja do të vendoset në datë 2 korrik. Por këtu falsiteti është që thuhet se nuk është pyll, por zall, kur aty pemët janë shekullore. Mendoj se drejtësia dueht të japë vendimin e duhur në mbështetje të banorëve dhe ligjit.

Feruni shtoi edhe se Veliaj e mori mandatin e me vetëm 1 metër katrorë për banorë gjelbërim, ndërsa sot ka rënë akoma më shumë.


Lavdosh Feruni: Veliaj kur mori mandatin e parë, kishte 1 metër katrorë për banorë gjelbërim. Pyetja që i duhet bërë, është sa e ka sot këtë koeficient. Kjo afekton jetën në komunitet. Unë kam bërë një shkrim për lidhjen që ka Covid-19 me dendësinë e popullsisë. Kjo dendësi është një faktor që shumica e të prekurve është në Tiranë.



Për më shumë lexoni në:

https://oranews.tv/article/feruni-nese-pritet-pylli-ne-laknas-banoret-jane-te-mbaruar-duan-te-instalojne-nje-industri-ndotese


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended